Në ditët e sotme, eksportuesit duan që të paguhen sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa shumica e importuesve preferojnë t’i vonojnë pagesat deri sa ata të kenë marrë në dorëzim dhe të kenë shitur mallrat. Me konkurrencën e fortë për tregjet e eksportit, aftësia për të ofruar kushte më të favorshme pagese është zakonisht e lidhur me realizimin e shitjeve. Ekspertët tanë të trade financing mund të ndihmojnë në strukturimin e marrëveshjeve më të mira financiare për klientët tanë.