Në mënyrë që të ndihmojmë klientët tanë për të financuar projektet e tyre, para së gjithash ndërtojmë Planin e Biznesit, në mënyrë që të orientojmë klientin për të përcaktuar qëllimin e biznesit dhe programin e detajuar për financimin e përshtatshëm. Është e rëndësishme që të marrë shumën e duhur të financimit për të qënë i suksesshëm në biznes. Plani final i Biznesit i dorëzohet klientit për konfirmim. Pasi plani është finalizuar ne krijojmë një paketë prezantimi dhe ia paraqesim projektin tuaj për financim nje sërë bankave dhe investitorëve. Paralelisht do të realizohen negociata me invesitorë potencial.