Koncept NJ ofron eksperiencën e saj në përfaqësimin e klientëve në të drejtën bankare, në mbrojtjen e interesave të klientëve në konfliktet që rrjedhin nga shkeljet e marrëveshjeve të ndryshme, kryesisht të financimeve bankare.
Avokatët e firmës ofrojnë përvojë në një mori çështjesh konsultative, rregullatore dhe gjyqësore, të tilla si:
- Këshillim dhe përfaqësim në transaksione të kredisë dhe politikave të kreditimit
- Përzgjedhja e Kredive dhe Hipotekës
- Përfaqësimi i mbajtësit dhe blerësit të mjeteve në gjendje të vështirë
- Pretendimet ndaj taksave dhe tatimeve
Firma ka njohuritë dhe burimet për të qenë e informuar dhe e përditësuar me të gjitha zhvillimet e fundit në këtë fushë të së drejtës.