Home   English Contact  
 
         
 
 
 
rreth nesh
 
 
 
home  >   Rreth nesh  >  Punesimi i talenteve  
Punesimi i Talenteve

Politika që ndiqet nga Koncept NJ është që të ofrojë mundësi të barabarta për punëmarrësit. Objektivi i kësaj firme është rekrutimi, punësimi, trajnimi dhe promovimi në të gjitha nivelet e punës të aplikantëve më të kualifikuar. Të gjitha vendimet merren duke patur parasysh kriteret objektive bazuar në kualifikimet e individit. Firma nxit punësimin e avokatëve dhe ekspertëve të rinj duke u dhënë atyre mundësinë për t’u kualifikuar dhe për të formuar personalitetin e tyre profesional. Ne i ndihmojë të rinjtë të zhvillojnë aftësitë e tyre drejtuese në çdo nivel dhe mundësi që i ofrohet. Koncept NJ përkrah punën e pavaruar dhe ndërmarrjen e iniciativave për t’u përfshirë në proçes.

Firma mbështetet në një ekip të mirëtrajnuar, në gjëndje të bashkëpunojë me klientët për t’iu dhënë zgjidhje edhe problemeve më komplekse.

Ne kërkojmë të punësojmë të rinj që dinë të jenë drejtues, të aftë në analizimin e fakteve, kreativë dhe të aftë për të punuar në grup.

Ata duhet të tregojnë një nivel të lartë inteligjence, përgjegjshmërie dhe aftësi të lartë për të arritur rezultate të qëndrueshme. Është po aq e rëndësishme që ata të tregojnë integritet të palëkundur.

Bookmark and Share   Print
 
 
Shiko
Suksesi ynë qëndron tek një ekip avokatësh dhe stafi ndihmës me cilësi të lartë. Ne e pranojmë që fuqia e firmës është e barabartë me fuqinë e njerëzve të saj.
 
 
 
Na Kontaktoni      Vende Vakante      design and CMS by impuls