
Themeluese dhe Menaxhere e Pergjithshme
juliana.nela@koncept.al
T +355 (04) 2225338 M +355 (068) 9022933
Rr. “Frosina Plaku” Nr. 40, AL 1023
Tiranë
Av. MBA Juliana Nela ka një experiencë të gjerë në financimin e shoqërive dhe paralelisht si konsulente ligjore. Në eksperiencën e saj përfshihen punët si Drejtore Banke, Drejtuese Financiare, Menaxhere Projektesh dhe si konsulente ligjore. Ajo përfaqëson klientët në çështje të tilla si transaksione financiare, kreditime të strukturuara, transaksione për bashkime shoqërish dhe negocime kontratash kryesisht në fushën e pronësisë, sipërmarrjes dhe financimit.
Fushat e ekspertizës
- Bankat dhe institucionet financiare
- Përgatitja e Planeve të Biznesit dhe Studimeve të Tregut
- Legjislacioni për pronësinë
- Legjislacioni financiar dhe bankar
- Legjislacioni i të drejtës së punës
- Ligji i Pronësisë Intelektuale
Përfaqësime të rendësishme
- Av. MBA Juliana Nela ka përfaqësuar Kontakt shpk në procesin e negocimit të marrëveshjes për dhënien me qira të objekteve në pronësi të Kontakt, qiramarrësve SNV dhe M-Plus.
- Av. MBA Juliana Nela ka përfaqësuar Albkonstruksion EIS shpk në procesin e ristrukturimit të kredive ekzistuese me Emporiki Bank dhe Alpha Bank, si dhe në negociatat me Investitorët potencial për ngritjen e fondeve.
- Av. MBA Juliana Nela ka përfaqësuar Elite Group në procesin e themelimit të Elite Group Luxembourg SARL.
- Av. MBA Juliana Nela ka përfaqësuar Kontakt shpk në procesin e negocimit të kushteve të financimit me Raiffeisen Bank dhe Union Bank.
- Av. MBA Juliana Nela ka përfaqësuar Kontakt shpk në proçesin e negocimit të marrëveshjes me pronarët e tokës për Zhvillimin e tokës në pronësi, Projekti Rezidencial Ana.
- Av. MBA Juliana Nela ka përfaqësuar CAE shpk në procesin e ristrukturimit të kredive ekzistuese.
Perfshirja profesionale dhe ne komunitet
- Anëtare e Dhomës së Avokatisë Tiranë, Shqipëri.
Eksperienca
- Sistemi Bankar
- Trade Financing
- Negocim kredish
- Analizë Financimi
- Shkrirje dhe blerje
- Këshilluese taksash
- Ligji per Koncensionet
Edukimi
Master për Administrim Biznesi, Universiteti i Tiranës në bashkëpunim më Universitetin e Nebraskës, 2007.
Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, 2003.
Fakulteti Ekonomik, Administrim Biznesi, Universiteti i Tiranës, 2011.