Home   English Contact  
 
         
 
 
 
praktika
 
  Ligjore

 
 
home  >   Praktika  >  Ligjore  >  Përfaqësim në çështje gjyqësore  
Perfaqesim ne Ceshtje Gjyqesore

Avokatët e shoqërisë ju ndihmojnë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes zgjidhjes alternative të kontraditave dhe përfaqësimit në gjyq. Fillimisht ekspertët tanë përgatisin një analizë të plotë të rastit konkret dhe një vlerësim të rrezikut dhe pasojave financiare. Kjo na jep mundësinë që të zhvillojmë sa më shpejt dhe në mënyrë efektive një plan veprimi.

Grupi i konsulentëve ligjorë është i përbërë nga avokatë të përkushtuar, të cilët përfaqësojnë klientët në të gjitha shkallët e gjykimit. Ata janë të specializuar në fusha të ndryshme si e drejtë tregtare, financiare, industriale, e konkurrencës, e mjedisit, e ndërtimit, bankare e punës dhe e pasurive të paluajtshme.

Ata përfaqësojnë klientët në gjykatat e arbitrazhit, dhe sigurojnë zbatimin me sukses të vendimeve të gjykatave të huaja dhe atyre të arbitrazhit brenda juridiksionit shqiptar.

Bookmark and Share   Print
 
 
Shiko
Suksesi ynë qëndron tek një ekip avokatësh dhe stafi ndihmës me cilësi të lartë. Ne e pranojmë që fuqia e firmës është e barabartë me fuqinë e njerëzve të saj.
 
 
 
Na Kontaktoni      Vende Vakante      design and CMS by impuls