Home   English Contact  
 
         
 
 
 
rreth nesh
 
 
 
home  >   Rreth nesh  >  Vlerat tona  
Vlerat qe na Udheheqin

Koncept NJ, themeluar nga Av. MBA Juliana Nela në vitin 2011, ofron konsulencë profesionale juridike, financiare dhe bankare klientëve të saj qofshin persona fizikë, juridikë ose shoqëri.

Ekspertiza në çështje ligjore dhe financiare është një aspekt kyç që siguron përmbushjen e nevojave të klienteve dhe zgjidhjen përfundimtare.

Për të arritur synimet e saj, Koncept NJ ka përzgjedhur një staf profesional dhe të specializuar avokatësh, ekspertë kontabël, të tatimeve dhe të taksave, ekspertë në fushën tregtare, dhe financiare, të cilët do t’u ofrojnë klientëve një pasqyrë të plotë sesi të ndërtojnë dhe të kenë një biznes të suksesshëm. Stafi është i përgatitur për të bashkëpunuar me klientët për të gjetur zgjidhje të reja dhe praktike ndaj problemeve më komplekse.

Objektivi kryesor i firmës është të sigurojë shërbime ligjore të cilësisë së lartë, por në çdo rast në përputhje me kërkesat e një praktike ligjore moderne duke u dalluar për shpejtësinë e saj në arritjen e rezultateve të vazhdueshme.

Firma ofron një gamë të gjerë të shërbimeve ligjore në të gjitha fushat e së drejtës, për persona fizikë, juridikë apo shoqëri, të cilët operojnë në fushën e sistemit Bankar dhe Financiar, Kontabilitetit, dhe përfaqësim në Çështjet gjyqësore.

Ne jemi të specializuar në konsulencë në fushën e kredive dhe gjithashtu sigurojmë konsulencë financiare dhe negocim në Sistemin Bankar Shqiptar.

Kompania ofron asistencë ndaj kreditorëve dhe debitorëve në ristrukturimin e borxheve dhe tratativave të reja, në përgatitjen e buxhetit dhe përcaktimin e taksave të aplikueshme. Kompania ofron shërbime ligjore për shkrirjet e shoqërive, për hartimin e marrëveshjeve midis aksonierëve, organizimin e Joint-venture në përputhje me objektivat e vendosura dhe çështje të tjera që lidhen me të drejtën tregtare.

Firma ofron konsulencë dhe asiston shoqëritë në aktivitete tregtare të tilla si shkrirjet, blerjet, ndarjen e shoqërive, transferimet e aktiviteteve dhe ristrukturimin e tyre.

Ekspertët e firmës i vijnë në ndihmë bizneseve me hartimin dhe përgatitjen e Biznes Planeve dhe Studimin e Tregut.


Vlerat që na udhëheqin:

Efikasiteti - U sigurojmë klientëve zgjidhje efektive, të shpejta dhe të qëndrueshme.

Drejtimi - Krijimi i një ambienti pozitiv dhe efektiv në shërbim të klientëve tanë.

Respektimi i të tjerëve - Pranojmë se çdo person ka vlerat e tij në firmë dhe gjithësecili mund të përfitojë dhe mësojë nga eksperiencat e tjetrit.

Shërbim cilësor - Ne u ofrojmë klientëve dhe bashkëpunëtorëve tanë një shërbim të shpejtë dhe efektiv duke tejkaluar pritshmërinë e tyre.

Rezultate të larta - Japim maksimumin dhe më të mirën, duke investuar për klientët tanë dhe kjo na bën të dallohemi nga të tjerët.

Kreativiteti - Përpiqemi maksimalisht për të identifikuar dhe kuptuar problemet dhe çështjet që i shqetësojnë klientët tanë dhe për t’i ofruar më pas zgjidhje të reja dhe në përshtatje me ineteresat e tyre.

Integriteti - Veprojmë duke pasur parasysh se çfarë është më e mira për firmën dhe për klientët tanë, por duke pasur një sjellje të qëndrueshme dhe etike.

Bookmark and Share   Print
 
 
Shiko
Suksesi ynë qëndron tek një ekip avokatësh dhe stafi ndihmës me cilësi të lartë. Ne e pranojmë që fuqia e firmës është e barabartë me fuqinë e njerëzve të saj.
 
 
 
Na Kontaktoni      Vende Vakante      design and CMS by impuls