E drejta e punës ndikon tek shumica prej nesh në një periudhë të caktuar të jetës sonë, dhe kjo është fusha e ligjit ndoshta më komplekse dhe më shpesh e amenduar. Për këtë arsye, marrja e këshillës dhe përfaqësimi i duhur ligjor në këtë fushë mund të jetë mjaft i vështirë.
Në mesin e çështjeve më të zakonshme ligjore që përfshijnë të drejtën e punës eshte largimi i paarsyeshëm nga puna.
Në përvojën tonë, e drejta e punës është ajo fushë e të drejtës që injorohet më shpesh ose neglizhohet, veçanërisht nga punëdhënësit e bizneseve të vogla dhe të mesme.
Kur krijohet një biznes dhe filloni të punësoni njerëz nuk ka asnjë kërkesë ligjore për të cilën ju keni ndonjë njohuri të ligjit. Që do të thotë se shpesh veproni në mënyrë të gabuar, duke i lënë të hapura mundësitë për proçese gjyqësore me punonjësit dhe vendosjen e gjobave nga autoritetet. Ne këshillojmë për gjetjen e balancës së duhur.