Ne duam që ju të jeni të suksesshëm në Koncept NJ. Ne ofrojmë mundësi të ndryshme në rrugën drejt e suksesit. Ne gjithashtu ju ofrojmë mundësi trajnimi dhe mjetet e nevojshme për t’ ju ndihmuar në zhvillimin tuaj professional.
Bashkëpunëtor
Në përgjithësi janë të nivelit fillestar të kontabilistëve dhe konsulentëve. Të cilët aplikojnë konceptet dhe parimet të mësuara gjatë shkollimit të tyre dhe i vënë në praktikë në fusha të ndryshme.
Punonjës me eksperiencë
Në përgjithësi kanë 3 deri në 4 vjet përvojë në fushën e tyre të ekspertizës. Kanë filluar të menaxhojnë projekte më të ndërlikuara dhe ushtrojnë disa përgjegjësi mbikëqyrëse. Bashkëveprojnë drejtpërsëdrejti me klientët dhe janë përgjegjës për zhvillimin e mëtejshëm të biznesit.
Menaxher
Janë përgjegjës për menaxhimin dhe të mbikëqyrjen e punës së stafit për përfundimin e projekteve dhe angazhimeve. Merret me menaxhimin e klientëve dhe të përcjellin vlerat e firmës nëpërmjet një komunikimi të qëndrueshëm dhe të drejtpërdrejtë.
Anëtar
Janë në një pozicion të ngjashëm me administratorin e Kompanisë. Kanë shumë ndikim në firmë. Janë përgjegjës për të siguruar vlera dhe për të gjetur zgjidhje problemeve të klientëve në mënyrë të tillë që u sigurojnë vazhdimësi dhe të ruajnë e zhvillojnë më tej marrëdhëniet me klientët.
Pozicione të tjera
Për poste të tjera nga ato të sipërpërmendura, mundësive për të ecur përpara jepen në bazë të përgjegjësive që u janë caktuar dhe kontributin e dhënë për grupin e punës dhe për firmën.